Balla i përgjigjet Bashës: Tërhiqu Lulzim, nuk mund të ketë veting për politikanët nga vetë politikanët

0
132

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i është përgjigjur sot nga salla e seancave plenare, kërkesës së opozitës së bashkuar për veting në politikë. “Pas muajsh përpjekje për të ndaluar reformën në drejtësi vjen kjo iniciativë e Bashës që është një përojekje e kotë për të dobësuar SPAK e BKH.” -u shpreh balla

“Hetimin tim, tëndin, të Metës, Ramës e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH.Nuk bëhet vettingu i politikës nga vetë politikanët, ky propozim nuk merret me pasuritë e politikanëve, me familjarët e politikanëve, aty ku buron edhe korrupsioni si edhe me dënimin e politikanëve të korruptuar ” theksoi Balla

Në përfundim të fjalës së tij Balla i kërkoi kryedemokratit të tërhiqet nga kjo nismë ndërsa duke i kujtuar një shprehje të Jozefina Topallit, për të cilën tha se është rasti i vetëm ku bie dakord.
“Tërhiqe mbrapsht shpifjen e radhës Lulzim. Një herë i kam dhënë të drejtë Jozefina Topallit, kur tha se ty edhe të të pyesësh sa është ora ti edhe këtu gënjen”