Basha: Ndërprerja e seancës që të mos ketë debate, Rama lidhje personale me krimin

0
324
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga salla e parlamentit.

Sipas Bashës, ndërprerja e seancës nga Ruçi u bë me qëllimin e vetëm që të mos ketë debat për krimin që ka marrë nën kontroll qytetet kryesore të vendit.

‘Ka një synim që të mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, për krimin që ka nën kontroll qytetet kryesore, siç ndodhi në Lushnje, në Elbasan, Fier, Lezhë, Dibër, Tepelenë. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe këto banda sot kanë nën kontroll vendin. Është e dyta javë që PD-ja është në gjendje të ballafaqojë Ramën për lidhjet e tij personale, të Edi Ramës me krimin e organizuar shqiptar.’

Basha foli edhe për shkeljen e rregullores nga ana e Ruccit, që përjashtoi Nokën, vetëm sepse ky i fundit kërkoi respektimin e rregullores.

‘Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar përjashtimin e Nokës, sepse ky i fundit kërkoi respektimin e nenit 49 dhe i lutem medias të mos spekulojë. Noka u çua për të kërkuar respektimin e rregullores sepse gjatë kohës që Berisha fliste, Rama përdorte fjalor të ndyrë, fjalë që nuk mund t’i them. Fjalët e Edi Ramës ishin fjalë rrugaçërore. Fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi pa edukatë dhe për këtë deputeti i opozitës kërkoi fjalën që të paralajmëronte për fjalorin. Dhe Ruçi e mbulli seancën. Ata nuk duan debat, kanë frikë. Synimi i tyre është të mos ketë debat për lidhjet personale të Edi Ramës me krimin.’

Zjarr Tv Ad