Basha paralajmëron bandat: Shërbimet e huaja sekrete ju njohin, mos prekni votat

0
513
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në takimin që zhvilloi në Krujë në mitingun mbyllës të fushatës paralajmëroi bandat që po përpiqen të blejnë dhe mbledhin vota për PS-së, se shërbimet e huaja të inteligjencës janë duke i monitoruar të gjitha veprimet e tyre.

Basha tha se Rama, apo Hamza Kastrioti nuk kanë për t’i shpëtuar dot, në rast se ata tentojnë të prekin votën e lirë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Tani kam një mesazh për banditët këtu në Krujë e Fushë-Krujë! S’po jua them emrat se nuk jeni një e dy, por jeni shumë.

Po të jeni të sigurt që ju njoh me emër e mbiemër, ju njohin edhe partnerët tanë!
Mos prekni votën e krutanëve. Mos kërcënoni e mos prekni një fije floku se do ju pijë e zeza!

Ligji do ju godasë me forcën më të rreptë.

Jeni nën monitorim nga unë, nga institucionet e specializuara me mandat dhe fuqi përgjuese dhe ndjekëse!

Jeni nën monitorim nga shërbimet e huaja partnere.

E dimë se çfarë bëni nga mëngjesi në darkë. Mos guxoni të prekni votën se nuk do ketë Ed Ramë t’ju shpëtojë!

Nuk do ketë Hamza Kastriot t’ju shpëtojë! Lërini krutanët të votojnë të lirë e të ndershëm!”

Zjarr Tv Ad