Basha: Rama e blen shishen e verës sa 10 pensione, ndaj s’ka para për të varfrit

0
647
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se shpenzimet qeveritare për luks, janë një ndër arsyet kryesore sepse shqiptarët janë më të varfër.

Në fjalën e tij Basha tha se Rama blen shishen e verës në shuma marramendëse, ku përmendi dhe palmat e autostradës, tashmë të thara.

 

Si ka mundësi që shteti shqiptar që mbledh më shumë para nga faturat e ujit, energjisë, që ka shtuar taksat, nuk arrin dot të paguajë një ndihmë ekonomike dinjitoze e të paktën të sigurojë mbijetesë, por ka hequr plot 40 mijë familje që janë detyruar të largohen në emigracion?!

Kjo është e mundur se kur blen palmën e autostradës nga 600-900 euro e nuk ke para për të varfrit; se kur e blen shishen e verës sa pensionet e dhjetë pensionistëve, ndodh.

Kjo është ajo që ndodh kur qeveris një kastë që ka humbur çdo lidhje me popullin e vet, që ka humbur çdo ndjenjë përgjegjshmërie dhe dhembshurie.

Kjo është zgjedhja e Edi Ramës që ta blejë palmën 600 euro dhe t’i lërë shqiptarët në kufijtë e ekzistencës.

Është zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë për “buzëkuqin” e Rindjes, 600 milionë euro në sheshe e fasada kur qytete e fshatra lëngojnë.

Është zgjedhja e Edi Ramës që të harxhojë 380 milionë euro të shqiptarëve për shpenzime administrative: zyra, dieta, udhëtime…”,-tha Basha.

Zjarr Tv Ad