Basha thirrje numëruesve: Mos lejoni deformimin e votave

0
620
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ka dërguar një mesazh numëruesve dhe komisionerëve të Partisë Demokratike duke u bërë thirrje të që të mos lejojnë asnjë deformim sepse çdo votë vlen dhe duhet numëruar dhe duhet llogaritur deri në fund.

Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.

Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote.

Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund.

Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha”, thuhet në mesazhin që Basha u ka dërguar komisionerëve dhe numëruesve nëpër qendra votimi.

Zjarr Tv Ad