Berisha: Ligji i minoriteteve nuk mund të burojë nga ministria e Jashtme, pasi kjo ministri është dështim

0
322
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë seancës së sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha, nënvizoi se çështja e minoriteteve po trajtohet sikur të ishte afer e jashtme e këtij vendi.

“Ky ligj nuk mund të burojë nga Ministria e Jashtme” , – tha Berisha.

Pse Ministria e Jashtme nuk ka bërë një ligj edhe për të drejtat e qytetarëve shqiptarë?!- vërejti ai duke dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me “pazare të brendshme të një klike mafioze, bum rivaliteti i klaneve mafioze në qeveri.”

“Çështjet për minirotarët po trajtohen sikur janë afera të jashtme të këtij vendi. Kjo nuk qëndron. Këto janë para së gjithash, çështje të lirive dhe të drejtave nejrëzore të minoriteve dhe që në momentin që e imposton problemin si problem të ministrisë së Jashtme vetëm sa krijon mollën e sherrit në një ministri që është faktuar “disaster” – dështim i plotë dhe total në këto katër vitet e fundit dhe që tani i duhet një ligj për të thënë se “unë kalova ligjin!” – pazare të brendshme të një klike mafioze, por që shkelin rëndë, parimet më themelore të Kushtetutës së vendit.

Në historinë e parlamentit është hera e parë që një ministër i Jashtëm sjell një ligji për minoritetin.

“Nuk kam asgjë kundër ligjit, por ai që njeh Kushtetëtun konfirmon shumë qartë se ky ligj nuk mund të burojë nga ministria e Jashtme.Pse ministria e Jashtme nuk ka bërë ligjin për të drejtat e qytatarëve shqiptarë?! Burim rivaliteti i klaneve mafioze në qeveri. Pastaj përcaktoni pakicat me emërtesë. Ai që e di sesi i përcakton pakicat e kupton që bën një gafë me këtë në kohët moderne. Unë mendoj që kjo që ndodh sot është një aterracion i gjithanshëm.”, shtoi Berisha.

Zjarr Tv Ad