Bie qeveria Mustafa, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

0
253

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ditën e sotme mocionin e mosbesimit për Qeverin aktuale të Republikës së Kosovës.

Mocioni i opozitës arriti të mblidhte votat e nevosjme për rrëzimin e Qeverisë Mustafa ku sot Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 34 vota kundër këtë mocion mosbesimi.

Më këtë vendim të marrë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë fjalës së tij e quajti mocionin e mosbesimit si pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.

Zgjedhjet e parakohshme parashikohen të zhvillohen brenda 45 ditëve.

Duke filluar nga nesër, Presidenti Thaçi duhet të nisë konsultimet me partitë parlamentare për të përcaktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve.