Dalin pamjet e grabitjes së kazinosë në Tiranë dhe momenti i arrestimit

0
1052
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet grabitja e kazinosë në Tiranë, teksa autori Ilir Lelo u arrestua në tentativën e grabitjes së dytë. Policia ka publikuar pamjet e grabitjes brenda kazinosë dhe operacionin e arrestimit të autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur në flagrancë shtetasin Ilir Lelo ,45 vjeç banues Tiranë. Ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojërash fati tek Zogu i Zi, ku ka marrë një shumë monetare.

Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës. Ndërsa më pas janë informuar se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në Kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistolet model 54 i tipit TT Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Ad