Dhunuan të burgosurin, procedohen 4 policë të burgut në Fier

0
210

Katër punonjës të burgjeve janë proceduar penalisht për dhunim ndaj një të burgosuri. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë tha se 4 punonjësit e burgut Fier u proceduan “pasi nga verifikimet e bëra rezulton se kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në këtë institucion të vuajtes së dënimit”. “Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambientet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores. Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.