Digjet fabrika e riciklimit. Zjarri shkrumbon qindra ton plastikë

0
451
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri vijon prej orës 10:00 në magazinën e fabrikës ‘Everest’, ndërsa janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla brenda godinës. Në vendngjarje janë policia, 10 zjarrfikëse nga Tirana dhe Durrësi dhe forcat e Ushtrisë duke punuar për fikjen e zjarrit. E ndërsa edhe godina e dytë e fabrikës së riciklimit është përfshirë nga flakët, dy biznese të tjera, mes tyre një karburant rrezikojnë që të përfshihen nga flakët. Nuk është vlerësuar një ndërhyrje nga ajri, pasi mund të rrezikohet helikopteri. Në momentin e zjarrit brenda në fabrikë ka pasur punëtorë, të cilët kanë dalë me shpejtësi. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale, pasi magazina është e shkrumbuar plotësisht.
Shtullungat e tymit janë aq të mëdha sa janë përhapur në të gjithë kryeqytetin. Në të gjithë zonën është bllokuar qarkullimi dhe është stakuar energjia elektrike. Ende nuk ka një informacion të saktë se kush kanë qenë shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se edhe para një viti ky biznes është djegur. Gjithashtu biznesi është gjobitur për mos marrjen e masave kundër zjarrit. Të gjitha mjetet dhe forcat e emergjencave janë në terren për të mundësuar shuarjen e zjarrit që ka rënë në nga bizneset në zonën industriale të Tiranës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bënë të ditur se forcat e zjarrfikëse dhe forcat e policisë dhe ushtrisë janë në teren duke u përballur me flakët për të mundësuar shuarjen e zjarrit dhe minimizimin e dëmeve ekonomike në biznesin ku dhe ka rënë zjarri. “Të gjitha shërbimet e qytetit, Emergjencat Civile, Zjarrfikës, Polici & Ushtri janë përfshirë në betejën me zjarrin në një fabrikë në Kashar! ”, shkruan Veliaj. Për të bërë më të lehtë punën e punonjësve të emergjencave që po punojnë për shuarjen e zjarrit, kryebashkiaku i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të shmangin në maksimum lëvizjet në këtë zonë. “Ju lutem evitoni kalimin në zonë gjer sa situata të vihet nën kontroll!”, shkruan në Twitter Veliaj.

Zjarr Tv Ad