Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopulos. “Sot konkluduam siglimin e marrëveshjes me FRONTEX për “Rojën Bregdetare dhe Kufitare. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar në lidhje me menaxhimin e kufijve. Ajo do t’i mundësojë gjithashtu Shqipërisë të përfitojë nga projektet që do të japë Bashkimi Evropian, gjatë implementimit të saj”,  deklaroi ministri Fatmir Xhafaj. Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos tha se vendi ka bërë progres, por mbetet punë për të bërë sa i takon menaxhimit të emigracionit të parregullt. Ai tha gjithashtu se marrëveshja e nënshkruar do të sigurojë një menaxhim më të mirë kufitar. “Kjo marrëveshje do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen në Shqipëri ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare. Në fakt, siglimi i kësaj marrëveshjeje shënon edhe fundin e negociatave. Marrëveshja do të firmoset në mënyrë zyrtare diçka më vonë, mbasi të dy palët të kenë përfunduar procedurat e tyre ligjore të brendshme”, tha ai.

 

 

Zjarr Tv Ad