E rëndë në Tiranë, vdes duke peshkuar 14 vjeçari

0
935
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në lumin Erzen në Picallë të Tiranës, ku 14-vjeçar ka humbur jetën teksa me kushërinjtë e tij peshkonte në mënyrë të paligjshme me kosha me korrent. Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes e cila ka zbuluar dhe aktivitetin e paligjshëm në zonë. Në hetim janë vënë dhe dy të rinjtë me inciale D.D e K.D përkatësisht 21 dhe 23 vjeç që prej disa kohësh me anë të gjeneratorit dhe koshave me korrent kryenin peshkim të paligjshëm në lum. Hetimet ndaj tyre po kryhen në gjendje të lirë në bashkëpunim me prokurorin e Tiranës ndërsa janë sekuestruar një gjenerator dhe 2 kosha metalik të përshtatur për peshkim.

Zjarr Tv Ad