E rrallë në SHBA/ Pasagjerët e një avioni futen në karantinë pas problemeve me shëndetin

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në aeroportin e JFK të Nju Jorkut. 100 udhëtarë që fluturonin me linjën e avionevë Emirates janë futur në karantinë pasi ishin nisur nga Dubai për në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se te gjithë pasagjerët kanë shfaqur simptoma sëmundjeje me temperaturë të lartë dhe koll duke bërë që autoritetet amerikane të mos lejojnë zbarkimin e tyre. Menjeherë në avion janë dërguar ekspertët amerikanë të shëndetësisë për të kryer analizat e nevojshme.

Avioni me gjithë pasagjerët nuk u drejtua për në terminal, por në një zonë sigurie të aeroportit ndërsa ekipet mjekësore do të kryejnë të gjithë analizat. 

Zjarr Tv Ad