Ekspertja: Burrit se s’bën duhet t’i puthni këmbët!

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një deklaratë e një eksperteje martesash ka shkaktuar debat të madh në Iran duke detyruar televizionin që të fshijë emisionin ku u transmetua.

Bëhet fjalë për një eksperte martesash e cila në emision është shprehur se gratë duhet t’i puthin këmbët burrave edhe nëse ata janë të droguar apo i rrahin.

Ajo tha:

Një të premte në mbrëmje, kur burri juaj të jetë duke pushuar në divan, vendosni një legen poshtë këmbëve të tyre. Ngadalë, bëjini një masazh këmbëve, thajini me një peshqir, dhe në fund puthini këmbët e tyre. Një trajtim i tillë me ujë me trëndafila, kripë, ose qumësht do i mbajë burrat tuaj të karikuar për një muaj”
Televizioni është detyruar të fshijë emisionin, ndërsa deklarata e saj është ironizuar së shumti në mediat sociale.

Zjarr Tv Ad