Emigrantët dhe kampet, Rama: BE nuk mund të eksperimentojë me ne

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi, tha se Shqipëria nuk vë alarmin në lidhje me krizën e emigrantëve dhe nuk do ngrihen kapme refugjatësh, pasi Shqipëria nuk është vendi ku mund te eksperimentohet. “Sigurisht e përsëris për sa kohë nuk janë kushtet që ne të vëmë alarmin ne nuk kemi pse të vëmë alarmin. Nuk jemi si ata që janë shumë më të pasur se ne dhe që vënë alarmin edhe për disa qindra shqiptarë të cilët në pamundësi për të pasur akses për tregun e lirë të Europës kërkojnë azil. Ne jemi të vetëdijshëm për traditën tonë dhe për detyrimin tonë ndaj qenieve njerëzore në hall. Sa i përket kampeve e kam thënë që në sekondën e parë që është shfaqur kjo fantazi si fake neës nga brenda shtëpisë sonë, Shqipëria ka qenë djepi i fake neës përpara se fake neës të shpërthente ne gjithë planetin, që nuk ekziston. Ne kurrë nuk do pranojmë të hapim kampe për të sjellë në Shqipëri emigrantë që refuzohen në vendet e pasura të BE.

Refuzimi i tyre si të ishin mbetje toksike për ne është i papranueshëm. Ne nuk jemi vendi ku mund të eksperimentohet një zgjidhje e tillë që është qartësisht një zgjidhje që nuk funksionin për një mijë e një arsye”, tha Rama. Ndërsa Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markovic nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ngritjen e kampeve por qendrave të pranimit, për ti pranuar njerëzit fatkeq, si dhe duke iu krijuar mundësi rikthimi në vendin e tyre të origjinës. “Qendrat për pranimin e emigrantëve nuk janë kampe, ato janë qendra ku duhet të pranojmë njerëzit fatkeq, ti akomodojmë, ti mbrojmë nga dielli, nga shiu, tu ofrojmë ushqim, mbrojtje shëndetësore, ti mundësojmë që të kthehen në vendin e origjinës apo ti ofrojmë azil nëse kërkojnë. Ekzistojnë procedura dhe rregulla. Kur kemi thënë se do verifikojmë qendrat për pranimin, por nuk kemi thënë se planifikojmë kampet. Ndaj ju lutem le ti shikojmë gjërat në bazë të fakteve dhe jo supozimeve. Supozimet nuk ka çojnë në drejtim të duhur”, tha Markoviç.

Zjarr Tv Ad