Familjet shqiptare të paqëndrueshme, vijon rritja e divorceve

0
513
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duket se gjërat kanë ndryshuar me ritëm të shpejt nga viti 2015 në vitin 2016 lidhur me qëndrueshmërinë e familjeve shqiptare.

Sipas INSTAT në vitin 2016 për 100 martesa pati 31.2 divorce, një vit më parë më 2015 kishte 21 divorce për 100 martesa, pra numri i divorceve është rritur me 48%.

Numri i martesave është ulur ndërsa dukshëm është rritu edhe numri i divorceve, raporton Monitor.al.

Divorci është një problem social në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri ky fenomen është përhapur gjatë kësaj dekade dhe sidomos në tre vitet e fundit.

Shifrat tregojnë se nga 14.8 divorce për 100 martesa në vitin 2007, në vitin 2013 ky tregues shënoi 15.8 divorce për 100 martesa, duke u ngjitur në 17.8 më 2014 dhe në 21 divorce për 100 martesa në vitin 2015.

Por edhe numri i martesave ka pësuar rënie po të shikojmë shifrat. Gjatë vitit 2016, në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa me një rënie 9.7% më 2015.

Sipas statistikave të INSTAT është rritur gjithashtu edhe mosha e martesës për të dyja gjinitë.

Zjarr Tv Ad