Gjendet i vdekur brenda makinës një burrë në Tiranë

0
264
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 75-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Tiranë.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet H.M është gjetur i vdekur brenda makinës së tij tip ‘Benz’ në parkimin e një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Nr. 2:
Më datë 19.05.2018, në rrugën “Janos Hunyadi”, në parkimin e një pallati, brenda mjetit tip “Benz”, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi H.M., vjeç 75, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Zjarr Tv Ad