Gomonja me 1.4 ton drogë në Itali, policia: Ja kush janë tre skafistët e arrestuar

0
500

Policia e shtetit publikoi sot nje informacion shtesë në lidhje me Operacionin e përbashkët antitrafik ndërkombëtar.
Sipas policise, pesha e saktë e lëndës narkotike të sekuestruar është 1403 kg.

Lënda narkotike është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku ata e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia.

Tre skafistët e arrestuar janë :

D. L, 27 vjeç. Fier.
K.S, 19 vjeç. Fier.
A. A, 36 vjeç.Vlorë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik