Grabisnin me armë karburantet në Fier, pas Annës së fmettshme kapet edhe bashkëpunëtori

0
159

Vetem nje dite pas arrestimit te Annes se tmerrshme te Fierit qe grabitje me arme karburantet, policia ka vendosur ne pranga edhe kusheririn njeheresh bashkepunetor i saj ne vjedhjet me arme.

Njoftimi i policise se Fierit:
Ndalohet autori tjetër i vjedhjes me armë të 1 karburanti dhe tentativës për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan autorin tjetër të vjedhjes me armë të karburanteve, shtetasin:

•Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos.

Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.