Holanda vendos ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut

0
522
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin në Shqipëri për Arben Frrokun i cili është i dënuar nga Gjykata shqiptare me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013.

Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimive të Rënda në prill të vitit 2015 dhe menjëherë ai u largua nga Shqipëria.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin e Shkallës së parë dhe e dënoi Arben Frrokun me burgim të përjetshëm.

Disa muaj më vonë, Frroku u arrestua nga policia holandeze me pasaportë false, ku tashmë pritet që të ekstradohet në Shqipëri ku dhe do të shlyej dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Krimet e Rënda.

Zjarr Tv Ad