Identifikohet viktima e vrasjes në Mat

0
630
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Matit ka identifikuar personin që humbi jetën nga një breshëri plumbash para derës së shtëpisë së tij.

60-vjeçari që humbi jetën është shtetasi Hajredin Lleshi nga fshti Rukaj i Matit.

Dyshimet e para bien mbi një hakmarrje, ndërkohë para disa vitesh viktimës i kanë vrarë edhe vëllain.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit.

Policia ka bërë me dije se ka qenë djali i Hajredin Lleshit ai që i ka telefonuar për vrasjen e të atit, duke u thënë:

Persona të pa njohur me një automjet, më kanë vrarë babain.”

Zjarr Tv Ad