Kush i helmoi pjesëmarrësit në mitingun e PD-së, pistat ku po hetohet

0
740
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për më shumë se 4 orë, një pjesë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte një skenë krimi për policinë.

Uniformat blu dyshojnë se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar probleme shëndetësore tek pjesmarrësit në tubim.

Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës.

Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.

Por, gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë sendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë.

Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.

Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 140 persona, të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri  në orën 16:00 të së dielës janë shtruar 14 persona. Në komunikimin e pasdites u njoftua edhe për 4 raste në Elbasan dhe 5 në Durrës.

Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas PD-së, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe u largua pas dy orësh.

Basha anuloi pjesëmarrjen në takimet e programuara gjatë së dielës në zonën e Lushnjes. Burime nga spitali, por edhe Partia Demokratike, konfirmuan se simptoma të ngjashme ka pasur edhe vajza e vogël që Basha mbante në krah gjatë hapjes së fushatës, të shtunën pasdite.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat e tjera shëndetësore dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas asaj që ndodhi në mitingun e PD-së, ku shumë njerëz janë helmuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në miting.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ka qenë policia që ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në tubim, pasi dyshohet se mund të jenë ato shkaktarë të sëmundjes së më shumë se 140 anëtarëve të PD-së, të cilët u mjekuan në spital.

Burimet nga uniformat blu kanë bërë të ditur për SYRI.net se do të bëhet një eksperiment në disa qen rrugësh, për të parë se sa është efekti i rrezatimit të prozhektorëve në lëkurën e qenve dhe simptomat që do të japë.

Personat që u helmuan janë rreth 140 mbështetës të PD-së, dhe Prokuroria po heton për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët sepse dyshon se ndriçimi mund të ketë qenë shkaku për lëndimin e dhjetëra personave në mitingun e hapjes së fushatës së PD-së.

Zjarr Tv Ad