Malltezi: Deklarata u bë çorap, distancohem nga këto pika…

0
942
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, është njëri nga ata që  ka firmosur për dorëheqjen e Bashës nga PD-ja.

Malltezi ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u fol dhe u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës

Në reagimin e tij Malltezi  ka dashur të distancohet nga disa pika të kërkesës së grupit të firmëtarëve “Basha ik”.

Ai thekson në deklaratën e tij, se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.

Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përçarjen që futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në part”, – thotë ai.

Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatçore”.

Zjarr Tv Ad