Misteri i vetëvrasjes në Vlorë

0
154

Mëngjesin e sotëm në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një i ri vrau veten me armë zjarri.

Viktima është një 26-vjeçar i identifikuar si Roland Rodhaj, banues në fshatin Mesaplik të qytetit bregdetar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rodhaj kishte rreth 10 ditë që ishte kthyer nga Italia.

Sipas familjarëve, ai punonte prej vitesh në Itali dhe Greqi, ku shkonte si emigrant.

Herën e fundit që ishte kthyer nga shteti matanë detit, familjarët kanë vënë re se i riu ishte mbyllur në vetvete dhe nuk fliste.

“Ishte i mbyllur dhe nuk takonte me asnjë nga shokët. Dyshojmë për probleme që djali mund të ketë pasur nga puna jashtë shtetit.

Të afërm të Rolandit, tregojnë se ai ishte djalë i qetë teksa ngrenë dyshimet se djali ka pas probleme me lekët e punës.

I kanë mbajtur lekët dhe kur ka ardhur në fshat nuk kishte lek me vete”- kanë deklaruar familjarët e të riut.

Duket sikur i riu e ka planifikuar ngjarjen e rëndë pasi rreth
tre ditë më parë ai ka mbyllur të gjitha profilet e tij në rrjetet sociale, ndërsa në mesnatë është vetëqëlluar në gjendje të rënduar psikologjike.