Nishani: Meta president i balancave politike

0
580
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti në detyrë Bujar Nishani gjatë një interviste për gazetën Express ka folur për zgjedhjen e Ilir Metës si Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij gjatë intervistës, Nishani deklaroi se zgjedhja e Metës pa opozitën është legjitime pasi u zgjodh me numrin e caktuar të votave.

Është legjitime, patjetër, sepse kushtetuta parashikon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, raunde të caktuara dhe me numër votash të caktuara dhe jo domosdoshmërish me pjesëmarrje të opozitës. Unë kur u zgjodha president, patjetër se do ta kisha kënaqësinë që të ishin edhe opozita, e cila nuk ishte në atë kohë. Në çdo rast, unë mendoj se pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjen e kreut të shtetit është, jo legjitimet, por të themi, i jep kredibilitet imazh të shtetit – vendit”, shprehet Nishani.

Ndër të tjera, Nishani u shpreh se Ilir Meta do të jetë një President i ekuilibruar dhe do të jetë president i unitetit.

Z.Meta ka një eksperiencë të gjatë politike dhe në eksperiencën e tij të gjatë politike, në shumicën e aktivitetit të tij politik, ka treguar se është njëri që është i qasur nga ekuilibrat, është i qasur nga paqësimi, kështu që besoj se edhe në pozicionin e presidentit, Z. Meta do të jetë një figurë e cila, edhe për shkak të kësaj dialektike politike që ka ai në politikën shqiptare dhe institucione, do të vazhdojë ta ofrojë këtë. Varet pastaj edhe se cilat do të jenë rrethanat politike. Ka shumë rëndësi së si do të jetë situata pas 18 qershorit…”, tha Bujar Nishani.

Zjarr Tv Ad