Nishani për Metën: Ka maturi dhe eksperiencë politike, do ketë sukses

0
450
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani, ka folur në një intervistë për emisionin ‘Fol me Mua’ lidhur me presidentin e sapozgjedhur, Ilir Meta, i cili do ta zëvendësoj Nishanin në 24 korrik.

Nishani, në përgjigje të pyetjes së gazetarit Enkel Demi, tha se Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë, do të ketë sukses në drejtimin e Presidencës sepse ka eksperiencë dhe maturi në politikë.

 Unë mendoj se z. Meta, për shkak të eksperiencës së gjatë politike që ka, për shkak të maturisë që ka, por edhe falë eksperiencës në politikë, mendoj se do t’i ketë të gjitha shanset për të pasur një presidencë të suksesshme”,- theksoi Nishani.

Zjarr Tv Ad