PD BLLOKON FOLTOREN, RUCI PERJASHTON FLAMUR NOKEN

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sërish tension në Kuvend.  Si seancën e kaluar deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit, paraditen e sotme, (12 tetor 2017)  duke akuzuar dhe debatuar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi se nuk zbaton rregulloren.Shkak u bë mosdhënia e fjalës deputetit demokrat Flamur Noka, ndërsa në foltore kishte dalë për të folur deputeti i LSI-së, Shezair Rrokaj.  

Seanca e plaenare e dites se enjte është ndërprerë, ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka është përjashtuar prej saj. Shkak është bërë kërkesa e Flamur Nokës për të folur pas ish-kryeministrit Berisha. Kryetari i Kuvendit i ka dhënë fjalën folësit të radhës të regjistruar Shezaij Rroka, çka ka bërë që Flamur Noka të shkonte në foltoren e Kuvendit, duke e zënë atë. Pas paralajmërimeve, kreu i kuvendit shpalli masën e përjashtimit të Nokes dhe ndërpreu seancën.

Zjarr Tv Ad