PD kërkon shkarkimin e Ruçit. Arta Marku s’ka kompetencë të lëvizë prokurorët

0
328
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deputetët e saj kanë nënshkruar një letër, ku kanë kërkuar largimin e kreut të Kuvendit, Ruçi, si dhe kthimin e ligjshmërisë në Kuvend, pas zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Ata e akuzojnë Ruçin se ka shkelur rregulloren e Kuvendit në rastin e zgjedhjes së Markut si Kryeprokurore dhe për këtë arsye kërkojnë shkarkimin e tij.

Sipas deputetëve demokratë, Marku nuk ka kompetenca për shkarkime apo lëvizje prokurorësh, edhe pse ka firmosur disa të tilla deri tani.

Ata akuzojnë gjithashtu shumicën në parlament se ka kapur sistemin e drejtësisë dhe provat për këtë janë; kthimi i pasaportës ish-ministrit Tahiri, mbyllja e ‘Dosjes Xibraka’ si dhe lirimi i Orest Sotës.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së zhvillohet para nisjes së seancës së sotme plenare në orën 17:00.

Zjarr Tv Ad