Pogradec, policët nuk pranojnë rryshfetin 150 euro, arrestojnë shoferin që i ofroi

0
190

Policia arreston në flagrancë një shtetas, i cili tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë (i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi”).
Pasi në datë 09.07.2018, ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale parashikuar nga nenet 244 e 180 të Kodit Penal.