“Porosia” në Elbasan, arrestohen 5 persona, sekuestrohen 82 kallëpë tritoli

0
122

 

Pesë persona u arrestuan ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni policor të koduar “Porosia”. Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor dhe arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.  Personat e arrestuar janë
– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.“Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh” deklaroi  nëndrejtori i policisë së Elbasanit në një deklaratë për mediat. “Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” informoi zyrtari i policisë. Operacini nga sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.