Pritet urdhri i Trump për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën

0
753
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu sikurse kishte premtuar edhe gjatë fushatës, Donald Trump do të urdhërojë sot nisjen e punimeve për ndërtimin e një muri 3.200 km të gjatë përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën. Lajmi është konfirmuar nga vetë Presidenti, i cili tha se sot do të jetë i fokusuar tek siguria kombëtare. Lideri i Uashingtonit do të urdhërojë gjithashtu shtim të kontrolleve në aeroporte si dhe skanim të imtësishëm të të gjithë personave që vijnë nga Lindja e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të firmosë sot urdhrin ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën, duke mbajtur kështu premtimin që kishte bërë gjatë fushatës së tij presidenciale.

Lajmi është përcjellë nga vetë Presidenti, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, komunikoi se të mërkurën do të fokusohet tek çështjet e sigurisë kombëtare.

Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara pritet të fillojnë punën për ndërtimin e një strukturë 2.000 milje të gjatë në pjesën jugore, e cila sipas liderit të Uashingtonit, do të ketë për qëllim ndalimin e emigracionit të jashtëligjshëm.

Gjithashtu, pjesë e këtij plani do të jetë edhe deportimi i afro 3 milionë emigrantëve që kanë hyrë në rrugë jo-legale në territorin amerikan. Pjesa që do të preket më shpejt nga ky operacion do të jenë individët me rekorde kriminale.

Megjithatë, ditën e mërkurë nuk pritet vetëm firmosja e urdhërit për ndërtimin e murit, pasi Presidenti do të nisë të veprojë edhe për disa aspekte të tjera të sigurisë kombëtare.

Trump ka deklaruar gjithashtu se do të prezantojë edhe një plan për të shtuar kontrollet në pikat kufitare si dhe në aeroportet ndërkombëtare si masa sigurie.

Kjo politikë do të aplikohet rreptësisht për persona që vijnë nga shtatë vende të Lindjes së Mesme ku mund të konfirmohet Siria, Jemeni, dhe Iraku.

Sipas Presidentit, nismat e tij kanë për qëllim që të rikthejnë sigurinë në rradhët e qytetarëve amerikanë.

Premtimet e Trump u pritën me protesta të shumta gjatë fushatës elektorale, e megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se mbetet i vendosur për të implementuar planin e tij të sigurisë kombëtare.///

Zjarr Tv Ad