PSG-ja për Neymarin do 400 milion euro

0
306

Neymar është objektivi kryesor i Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi kampion Europe në fuqi e ka mësuar tashmë çmimin e brazilianit. I blerë verën e kaluar plot 222 milionë euro nga PSG-ja, ish-sulmuesi i Barcelonës do të lihet i lirë jo për më pak se 400 milionë euro. Sipas AS, përpara disa javësh, drejtues të Realit, babai i lojtarit dhe dy avokatë u takuan në Paris për të negociuar mbi këtë tratativë. Në këtë takim, përfaqësuesit e Realit informuan babain e lojtarit që janë të gatshëm të paguajnë 400 milionë euro për djalin e tij dhe kanë diskutuar çështjen e pagës dhe bonuseve. Që nga blerja e Gareth Bale në vitin 2013, Reali nuk ka blerë asnjë “galaktik” dhe ka piketuar Neymarin si lojtarin që do të udhëheqë epokën e re pas Cristiano Ronaldos.