RENEA i rrëthon shtëpinë, i moshuari në Divjakë bën rezistencë me Shotgun, qëllohet në kokë

0
216

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më pare në fshatin Remas të Divjakës. Burime të Report Tv bëjnë me dije se një 78-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi i ka bërë rezistencë policisë.

Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni të forcave RENEA. Këta të fundit kishin rrethuar shtëpinë e të moshuarit pasi dyshonin se aty fshiheshin dy persona me rrezikshmëri.

Të njëjtat burime thonë se i moshuari ka dalë me Shotgun në dorë dhe ka bërë rezistencë. Në ato momente forcat e policisë i janë kundërpërgjigjur.