RONALDO SHUAN ËNDRRË E JUVENTUSIT, SHTYPI ITALIAN: TALLJE E TMERRSHME!

0
115

Të gjithë menduan se gjithçka kishte përfunduar pas asaj humbjeje turpëruese 0-3 në ndeshjen e parë në Torino, por Juventusi u zgjua dhe shënoi 3 herë në 90 minutat e kohës së rregullt në “Bernabeu”, por në minutat e shtesës, i përhershme Ronaldo zgjoi bardhezinjtë nga ëndrra, duke realizuar nga pika e penalltisë. Mandzukic ishte autor i dy golave për italianët, ndërsa shënoi edhe Matudi në minutën e 61. Kur të gjithë menduan se ndeshja shkoi në shtesë, arbitri akordon një penallti në minutat e shtesës, të cilën e kthen në gol portugezi, duke i siguruar me vuajtje biletën e gjysmëfinales Realit. Ndërkohë, edhe pa shënuar në takimin e kthimit, edhe Bayern Munchen ka siguruar biletën e gjysmëfinales në ndeshjen ndaj Sevilla, pasi fitoi 1-2 në transfertë. Nderkohe Shtypi italian ka vënë theksin te minutat e fundit të ndeshjes Real-Juve, që përcaktuan gjysmëfinalistin e fundit të Champions League. Penalltia, kartoni i kuq i Buffonit dhe goli i Cristiano Ronaldos u pasqyruan kështu: Tuttosport: “Tallje e tmerrshme! Kështu, jo! Faulli i dyshimtë i Benatias dhe penalltia e Ronaldos. Nuk ishte e thënë të përmbysej rezultati. Nuk u imitua Roma. Juventusi u rrëzua vetëm me një penallti, me kapitenin e përjashtuar. Skuadra e Allegrit meriton një “falemnderit” të madh sepse luajti një ndeshje të madhe. 3-0 me dy gola të Mandzukic dhe një të Matuidit. Deri në fund. Më pas, penalltia…” Gazzetta dello Sport: “Juve epike. Eliminim dramatik i Juventusit në Bernabeu. Pas një ndeshjeje fantastike ku rekuperoi 3 gola, në minutën e 92-të, Benatia u përplas me Lucas Vazquez, i cili ishte fare pranë portës pas pasimit të Ronaldos. Golat e Mandzukiçit dhe Matuidit nuk ishin mjaftueshëm”. Corriere dello Sport: “Juve, shaka e pabesueshme! Një finale e pabesueshme, më e hidhura për bardhezinjtë. Skuadra e Allegrit u mposht vetëm nga një penallti në shtesë, me Buffonin që humbi kontrollin dhe që mori karton të kuq në ndeshjen e tij të fundit në Champions”.