Rrëshqet nga akulli në oborrin e banesës, humb jetën në spital

0
896

Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas dëmtimeve të marra nga rrëshqitja që ka pësuar në akullin e krijuar nga ngricat në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në datë 5 janar në fshatin Panaja të Vlorës, ku 80 vjeçari Tasim Bexhet Llanaj, është rrëzuar në oborrin e shtëpisë nga ngrica ku ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë pas incidentit të ndodhur i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku ka marrë ndihmë mjekësore, por sot ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.