Shitet Milani, kalon në duart e Li Yonghong

0
235

Kinezi Li Yonghong është bërë zyrtarisht pronari i ri i Milanit, që ndryshon president pas 31 vitesh nën drejtimin e Silvio Berlusconit.

Mbyllja e tratativës ka ardhur më në fund, Fininvesti ka marrë edhe 370 milionë eurot që mungonin dhe ka lëshuar 99,93% të aksioneve të shoqërisë kuqezi.

Ja edhe komunikata zyrtare: “Fininvesti ka finalizuar sot shitjen e 99,93% të aksioneve të AC Milan te Rossoneri Sport Investment Lux”.

Kështu, mbyllet aventura e Silvio Berlusconit te Milani, pas 31 vitesh e 29 trofesh.