SPD i thotë PO koalicionit, Merkel gati të formojë qeverinë e saj të katërt

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përgatitet që të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi socialdemokratët opozitarë votuan në favor të një koalicioni tjetër të madh.

Socialdemokratët i thanë po koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.

Sipas ” The New York Times” ky njoftim ka ardhur sot nga lidershipi i partisë. Votimi nga 463,723 anëtarësh të pranueshëm të SPD i jep fund ngërçit politik prej 5 muajsh.

“Ne tani kemi njëfarë qartësie”, tha udhëheqësi kryesor i socialdemokratëve, Olaf Scholz, një kandidat për rolin e ministrit të Financave. “SPD do të hyjë në qeveri”, deklaori ai më tej.

Votimi

Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel. Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate. Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.

Zjarr Tv Ad