Tmerr në diskon ‘Havana’ në Dhërmi.

0
615

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal nate në Dhërmi, 37 km nga Vlora. Zjarr Televizion meson se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër, pas një sherri në ambientet e një disko mjaft të njohur në jug të vendit.

Zjarr tv mëson se nje ngjarje e rende ka ndodhur brenda në diskon “Havana” në zonën e plazhit, mjaft e frekuentuar kryesisht nga të rinjtë dhe jo vetëm, gjatë sezonit turistik.
Gjatë nje sherri, klientët kanë ikur të alarmuar dhe për pasojë disa prej tyre janë lënduar nga gotat dhe shishet e thyera.
Përplasja me armë ka shkaktuar panik edhe te turistët të cilët kanë zgjedhur Dhërmiun për të pushuar. Pavarësisht masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e sezonit situata ishte mjafte kritike .
Pamjet e siguruara tregojne cfarë la pas , përplasja me armë zjarri , Shishe, gota e karrige të thyera
Sherri brenda diskos ka qenë masiv dhe ka kthyer përmbys gjithçka brenda ambienteve të diskos. Klientët kanë parë tmerr dhe janë larguar të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

Policia: Arrestuam autorin, s’ka persona të lënduar nga të shtënat
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në disko ‘Havana’, duke arrestuar autorin që terrorizoi qytetarët dhe pushuesit me armë zjarri. Në pranga ka rënë 23-vjeçari Emiljano Nina, i cili ka qëlluar katër herë me pistoletë, pas një sherri me një person tjetër, për motive të hershme.
“Arrestohet autori që qëlloi në ajër me armë zjarri gjatë një konflikti në një lokal. Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë. Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.
Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal”// Thuhet në njoftimin e policisë.

A. Sulollari