TURP, qytetarja i kërkon ndihmë kryeprokurorja, as dënon ta dëgjojë

0
79

Arta Marku u përball me një situatë të sikletshme, kur ishte duke hyrë në godinën e Prokurorisë së Durrësit për analizën rutinë të vitit të kaluar. Në hyrje të prokurorisë e pritën me ulërima. Një grua e moshuar ka nisur të thërrasë me sa fuqi që kishte, kur pa kryeprokuroren: “Hiqi të gjithë, që nga roja tek dera, hiqi të gjithë nga puna prokurorët….!” Nuk dihet çfarë halli e detyroi gruan të krijonte një skenë të tillë në mes të rrugës. Asnjë nga stafi që shoqëronte kryeprokuroren nuk u interesua. Një grup burrash rrethuan menjëherë kryeprokuroren, si për ta mbrojtur nga thirrjet dhe akuzat për prokurorët e Durrësit. Por ajo që ra në sy ishte indiferenca që tregoi Arta Marku. Në vend të pyeste se çfarë po ndodhte, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme shpejtoi hapat dhe bëri sikur nuk i dëgjoi ulërimat.