Video/ Grabiti kioskën, 19-vjeçar arrestohet nga policia

0
92

Një 19 vjeçar eshte vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se është autor i nje grabitje të ndodhur këtë vit në shkurt.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja”. Xhesion Kasaj, dyshohet se i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske, shtetases me inicialet E.B., xhiron ditore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.