Vidhnin banesat në Pogradec, arrestohen dy persona

0
545
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shkatërruar një grup kriminelë që kryenin vjedhje banesash në Pogradec.

Të arrestuarit janë Andrea Olldashin30 vjeç dhe Noldjan Çollakun 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre me inicialet Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arretimi i është bërë pasi këta dy persona kanë vjedhur të martën banesën e personit me inicilet R.B 64 vjeç në lagjen nr 3 në Pogradec, duke i marrë një unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore.

Nga hetimet doli edhe rasti i vjedhjes së një banese tjeter  në pronësi të personit me inicilet A.T, 45 vjeç.

Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 08.06.2017, ku  janë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.

Polcia gjeti dhe sekuestroi një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave. Sendet e vjedhura, këta shtetas i shisnin në qytetin e Tiranës.

Policia po kërkon të tjerë të dyshuar që dyshohet se janë përfshirë në këtë histori.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale : “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Ad