Vokshi në Washington: Realitet i trishtë, gratë në Shqipëri të pambrojtura prej dhunës

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi e ftuar në Uashington në Konferencën e organizuar nga Instituti Republikan Amerikan dhe Rrjeti i Grave për Demokraci për Ditën Ndërkombëtare të Grave kërkoi mbështetjen e organizatave simotra për realizimin e nismave të LDGSH në ndihmë të grave shqiptare.​

Gjatë takimeve  drejtuesen e Grupit të Bankës Botërore, kongresmenë, drejtues të lartë të USAID ngriti shqetësimin në Uashington për përkeqësimin e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Vokshi gjithashtu ngriti shqetësimin se fuqizimi ekonomik i grave në Shqipëri mbetet një objektiv shumë i largët, ndërsa vendi po braktiset çdo ditë nga eksodi i varfërisë dhe humbjes së shpresës.

Realiteti i trishtë sot është se gratë shqiptare janë varfëruar dhe shumë prej tyre në zonat jashtë metropolit jetojnë në skamje. Gratë dhe fëmijët janë shfrytëzuar në plantacionet e drogës dhe vazhdojnë të shfrytëzohen në landfillet e mbetjeve.”-theksoi Albana Vokshi.

Kryetarja e LDGSH vuri në dukje se fondet për shëndetin e grave vidhen përmes konçesioneve korruptive; dyert e arsimimit të mijëra vajzave që i përkasin sidomos familjeve te varfëra janë mbyllur qëllimshëm nga Qeveria.

“Asnjë politikë mbështetëse, përkundrazi, dhjetëra mijëra familjeve, kryesisht gra kryefamiljare me disa fëmijë, së fundmi, Qeveria u ka hequr edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike”- u shpreh Vokshi.

Zjarr Tv Ad