Zyrtarizohet ‘Gjuha Shqipe’, votohet ligji në Maqedoni me 69 vota pro

0
285

Zyrtarizohet gjuha shqipe nga votimi i 69 deputetëve në parlamentin e Maqedonisë.

‘Me 69 vota “PRO” dhe asnjë kundër u votua Ligjin për gjuhën shqipe, nga 69 vota “Pro” nga

të gjithë të pranishmit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë’, raporton agjencia e lajmeve ‘INA’.

Në votim ishin deputetët e partive shqiptare dhe LSDM-ja. Gjatë projekt-propozimit, i cili u shndërrua më tej në projektligj për t’u votuar sot, pati debate të mëdha lidhur me dyshime se kjo nismë po federalizonte shtetin si dhe dyshime mbi llogaritje të mundshme politike.

Debati për ligjin e gjuhëve në kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin Kuvendor për Çështje Evropiane, kurse maxhoranca parlamentare miratoi nevojën për votimin e tij në 15 nëntor të 2017-ës.

Sipas këtij ligji, me 25 nene, parcaktohet që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, oragnizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përpos maqedonishtes është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.