106 vjet Ushtri Kombëtare

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ushtria shqiptare mbush 106 vjeç, pra e themeluar pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë, dhe, përshëndetjen me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ka përcjellë me një foto të rrallë, për të cilën shkruan: 

“Me këtë fotografi (foto kryesore) që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura.
Faleminderit për kontributin!”,
 shprehet Xhaçka.

Një urim ka përcjellë dhe presidenti Meta:

“Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse!

 Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!”

 

 

Zjarr Tv Ad