“14-vjeçe nuse”, Gëzim Tushi: Vajzat e shohin si ‘shpëtim’ nga familja martesën, shoqëria jonë shtiret si e turpshme por po kalbet nga të tilla fenomene

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Martesa e 14 vjeçares me një 34-vjeçares shokoi opinionin publik dhe nxori edhe njëherë në pah problemet sociale të shoqërisë. Sociologu Gëzim Tushi, në emisionin “7pa5” analizoi ngjarjen dhe fenomenin, për të cilin përgjegjës bën familjen si dhe institucionet.

“Vajza është së pari viktimë e familjes e së dyti viktimë e institucioneve të autoritetit social shqiptare që nuk e luajnë siç duhet rolin e tyre”, tha ai duke iu referuar së pari shkollës. “Akoma shoqëria shqiptare me të gjitha zhvillimet e ka gjuhën e prerë, sidomos në fshatra për të komunikuar me fëmijët për të krijuar edukimin mbi martesës. Vërtet bëhemi sikur jemi shoqëri e turpshme, por nga ana tjetër po kalbëzohemi nga fenomene të tilla që kanë të bëjnë me degradimin e sistemit të disiplinës të jetës seksuale dhe ne duhet të jemi të vërtetë”, tha ai duke shtuar se të tilla fenomene vetëm përhapen për aq kohë sa nuk trajtohen.

Ai theksoi se vajzat e shohin shpesh herë martesën si ‘shpëtim’ nga problemet e shumta sociale që përballen në familjet e tyre.

“Vajza është së pari viktimë e familjes e së dyti viktimë e institucioneve të autoritetit social shqiptare që nuk e luajnë siç duhet rolin e tyre”, tha ai duke iu referuar së pari shkollës. “Akoma shoqëria shqiptare me të gjitha zhvillimet e ka gjuhën e prerë, sidomos në fshatra për të komunikuar me fëmijët për të krijuar edukimin mbi martesës. Vërtet bëhemi sikur jemi shoqëri e turpshme, por nga ana tjetër po kalbëzohemi nga fenomene të tilla që kanë të bëjnë me degradimin e sistemit të disiplinës të jetës seksuale dhe ne duhet të jemi të vërtetë”, tha ai duke shtuar se të tilla fenomene vetëm përhapen për aq kohë sa nuk trajtohen.

Ai shtoi se zonat rurale kanë ende tabu sa i përket trajtimit dhe edukimit të fëmijëve mbi martesën apo seksualitetin.

“Në zonat rurale ekziston mendimi se koha e pjekurisë seksuale është edhe koha e martesës, ky është gabim fatal, i papranueshëm për shoqërinë e sotme moderne. Mosha e pjekurisë seksuale nuk është mosha e martesës. Një pjesë e tyre [martesave] realizohen jo për shkak të dashurisë, një dashuri me diferenca kaq të thella moshore është një dashuri paradoksale. Nuk mund të jetë një lidhje e qëndrueshme”, tha ai.

Megjithatë ai theksoi se vajzat në shoqëri janë emancipuar, duke shtyrë kështu edhe kufirin moshor të martesës.

“Nëse do të bëjmë një analizë të thelluar të këtij fenomeni nga pikëpamja sociologjike kemi një dukuri të dyfishtë të shoqërisë për martesën. Nga njëra anë kemi për shkak t emancipimit të shoqërisë, zhvillimeve demografike, sociologjike dhe sidomos emancipimit shoqëror të femrës shqiptare, kemi një prirje që ka të bëjë me rritjen e moshës së martesave të femrës”, tha ai duke e krahasuar me 30 vite më parë. “Femrat e sotme nuk e kanë ditës e sotme martesën prioritetin e vetëm e të madh të jetës së tyre”, theksoi ai duke nënvizuar se rritja e kufirit të moshës së martesës është diçka pozitive.

Zjarr Tv Ad