16 vjeçari vritet nga një plumb qorr, zbardhet dëshmia e tre të arrestuarve

0
775
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të tre kushërinjtë Lika të arrestuar për vrasjen e 16-vjeçarit Klejdi Gjeta kanë pranuar para policisë se kanë qëlluar me armë.

16-vjeçari u gjet i vdekur nga familjarët e tij mbi tarracën e shtëpisë, vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve pasi kishte dalë në tarracën e shtëpisë për të parë fishekzjarrët.

Sipas raportit të ekspertizës ai u godit në kokë nga një plumb qorr, që i ka marrë edhe jetën në vend të riut. Të arrestuarit Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç, Arber Lika, 18 vjeç, të tre banues në Kurbin, ja kishin hequr targat automjetit gjatë kohës kur kanë qëlluar me armë zjarri.

Nën cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm ndërsa policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e armëspër të kryer ekspertizën balistike e cila do të zbardhë ngjarjen por vendodhja e saj mbahet e fshehtë nga të tre.

Zjarr Tv Ad