23-vjeçari u vra në Itali, Bashkia e Lushnjës mbulon shpenzimet për të sjellë trupin në Shqipëri

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Thirrja për ndihmë e babait të 23-vjeçarit, Klajdi Bitri që u vra në Itali, duket se është dëgjuar.

Burime për media bëjnë me dije se vetë ministri Taulant Balla ka ndërhyrë për t’ i lehtësuar sado pak dhimbjen familjes Bitri që humbën djalin e tyre në moshë të re dhe në mënyrë tragjike.

Balla ka kontaktuar babain e 23-vjeçarit, Agim Bitrim, ku ka ndëhyrë që kryefamiljarit t’i nxirret menjëherë pasaporta dhe të ketë mundësi të udhëtojë për në Itali.

Po ashtu është gjetur një agjensi funerale, e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia në Shqipëri. Shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjës, për të ndihmuar kështu sado pak familjen që ka vështirësi ekonomike, raporton “news24”.

Babai i 23-vjeçarit sot i bëri thirrje shtetit për ndihmë për të sjellë trupin e të birit në Shqipëri, teksa tha se ai e ka të pamundur për shkak të gjendjes ekonomike.

Klajdi Bitri u vra pasditen e së dielës në Verona të Italisë teksa u përpoq që të mbronte një mikun e tij italian. Ky i fundit po debatonte me një shtetas algjerian në momentin që i riu shqiptar u fut për t’i ndarë. Algjeriani Fetah Melloul sulmoi Bitrin dhe e goditi me shtizën e peshkimit duke i shkaktuar vdekjen. Ai ra në prangat e policisë vetëm 4 orë pas krimit makabër.

Zjarr Tv Ad