37 vjeçari nga Korça vetëvaret në dhomën e hotelit në Ksamil

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti bregdetar i Sarandë, ku një 37 vjeçar nga Korça është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit.

Referuar njoftimit të Policisë së Shtetit, shtetasi me iniciale L.P dyshohet se është vetëvarur në dhomën e hotelit ku qëndronte në Ksamil. Trupi i pajetë është konstatuar paraditen e kësaj të shtune, në orën 10.45.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Është e paqartë nëse 37 vjeçari punonte në Ksamil për sezonin veror, apo kishte shkuar atje për pushime.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad