4 milionë euro instalacioni i Ramës, Teliti: Paratë shpërdorohen, nuk shkojne të qytetarët

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Dorjan Teliti

Paratë janë…thjesht shpërdorohen dhe nuk shkojne të qytetarët.

4 milionë euro do i kushtojë buxhetit të shtetit instalacioni prej druri në oborrin e KM-së.

Po çfarë mund të bëhej me këto para? Çfarë mund të paguhet me 4 milionë euro?

Mund të paguhen 40 ditë ndihmë ekonomike për 63 mijë familjet që trajtohen me këtë skemë. Apo pse jo…mund të përfshihen në këtë skemë mbi 6200 familje që janë përjashtuar padrejtësisht nga skema dhe të mbulohet pagesa vjetore e tyre me këto para.

Ose mund të trajtohen me pagesë papunësie për një periudhe 1 vjeçare plot 2400 persona që kanë humbur vendin e punës. Ose 86 mijë pensionistë do mund të merrnin bonusin e fundvitit prej 5mijë lekësh. Ose mund të pajisen me laboratorë të rinj shkollat e sistemit 9-vjeçar, aq të nevojshme sidomos tashmë që jemi në prag të fillimit të vitit akademik.

Mjaft me shpenzime luksi dhe të panevojshme. Ekonomia, biznesi dhe konsumatori kanë nevojë që paratë e buxhetit të shtetit të shkojnë aty ku më shumë nevojitet, dhe kurrsesi në gardhe apo oborre kryeministrore.

Zjarr Tv Ad