5 ushqime që mund t’i konsumoni në darkë dhe që nuk ndikojnë në peshën tuaj

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse nuk dëshironi të shtoni asnjë gram të vetëm, ju kuptojmë. Mirëpo, s’keni pse hiqni dorë nga ushqimi në darkë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të përzgjidhni ushqimin që do të konsumoni sidomos në kohën e mbrëmjes.

Për këtë, po ju sjellim një listë me 5 ushqimet që mund t’i konsumoni në darkë dhe të mos shqetësoheni aspak se mund të shtoni ndonjë kilogram.

Djathi – Djathi do të kënaqë receptorët tuaj të shijes dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për trupin ta tresë atë.

Kosi – Kosi grek është perfekt për t’u konsumuar në darkë, pasi nuk përmban shumë yndyrna, por ka shumë proteina. Studimet kanë treguar se proteinat ndihmojnë trupin të djegë më shumë kalori gjatë ditës.

Biskota me drithëra – Biskotat me drithëra janë të lehta dhe përmbajnë karbohidrate të mjaftueshme për t’ju bërë të ndiheni të ngopur.

Vezët – Një vezë e zier do ju ngopë deri në mëngjes dhe nuk do të ndikojë aspak në perimetrin e belit tuaj.

Perimet – Një sallatë perimesh është shumë e mirë pasi furnizon trupin me lëndë ushqyese pa shkaktuar probleme me shëndetin

Zjarr Tv Ad